Mbrojtësit me më shumë gola sezonin e kaluar, ja kush kryeson! (FOTO)

Sulmuesit janë ata që kujdesen për golat e shënuar në rrjetën kundërshtare, mirëpo jo çdo herë ata shënojnë në të gjitha ndeshjet, pasi ka ndeshje kur në rrjetat kundërshtare shënojnë edhe futbollistët e repartit mbrojtës.

Mbrojtësi me më shumë gola të shënuar sezonin e kaluar, është futbollisti më i ri i Milanit, Andrea Konti, i transferuar nga Atalanta me shumën e 24 milionë eurove.

Konti, me Atalantan sezonin e kaluar regjistroi 8 gola dhe 5 asistime, duke udhëhequr në këtë mënyrë listën e golashënuesve, kur janë në pyetje mbrojtësit.

Pas tij me nga 7 gola renditen, ish shoku i tij nga rradhët e Atalantas, Matia Kaldara si dhe mbrojtësi i Realit të Madridit, Serhio Ramos, ndërsa me nga 6 gola të shënuar në TOP-8 renditen edhe Markos Alonso dhe Geri  Kehill nga skuadra e Çelzit, Kamil Glik nga rradhët e Monakos, Garet Mcauley nga Uest Bromuiç Albion si dhe Andrea Rispoli nga Palermo.

, Mb

Leave a Reply