Ramadani i Zajazit transferohet në Superligën shqiptare!?

Qendërmbrojtësi i Zajazit, Liridon Ramadani, me shumë gjasa karrierën e tij do ta vazhdojë në Superligën shqiptare, njofton “infOSport.mk”.

Ish kapiteni i skuadrës kërçovare, që sezonin e kaluar me Zajazin arritën të sigurojnë një vend për në Ligën e Dytë Futbollistike të Maqedonisë, ka një javë që është në bisedime me skuadrën e Kamzës, një skuadër kjo që sezonin e ri do të luaj në mesin e më të mirëve.

“Ka një javë që jemi në bisedime e sipër me drejtuesit e Kamzës. Kanë mbetur edhe disa detaje për të qartësuar, ashtu që nëse gjithçka shkon sipas planit, sezonin e ri mund të jem pjesë e kësaj skadre në Superligën shqiptare” – tha enkas për “infOSport.mk”, futbollisti 24-vjeçar, i cili gati tre vite me rradhë po mban veshur fanellën e Zajazit.

Ndryshe karrierën e tij, Ramadani e kishte nisur te skuadra e Napredokut, ndërsa para dy viteve për 6 muaj kishte veshur fanellën e skuadrës së Kastriotit në Shqipëri.

 

Leave a Reply