Interi transferon një futbollist nga Fiorentina

Interi ka bërë edhe një goditje tjetër në merkato, duke angazhuar futbollistin e Fiorentinës, Borja Valero.

Mesfushori spanjoll një kohë më të gjatë ndiqeshe nga drejtuesit e Interit, të cilët sot edhe zyrtarisht e kanë bërë për vete atë.

Për shërbimet e 32-vjeçarit Valero, Interi ka harxhuar 5.5 milion euro, ndërsa bëhet futbollisti i 5-të që vjen në “Xhuzepe Meaca” gjatë kësaj vere, pas Nikolo Zanioli (Entelje), Jens Odgard (Lingbi), portierit Daniele Padeli (Torino) dhe mbrojtësit sllovak, Milan Skriniar (Sampdoria).

Leave a Reply