Balotelli vjen me një super gol nga gjuajtja e lirë (VIDEO)

Sulmuesi i Nica-s, Mario Baloteli ka shënuar një super gol nga gjuajtja e lirë në ndeshjen kontrolluese ndaj skuadrës zvicerane të Servet.

Nica në këtë ndeshje regjistroi fitore me rezultatin 3:1, ndërsa Balotelli shënoi golin e dytë në minutën e 60-të. Përveç tij për Nican në këtë përballje realizuan Koziello (20′) dhe Peraud (72’), ndërkohë golin e vetëm për ekipin e  Servet e realizoi, Vitkieviez (51’).

Skuadra  zvicerane këtë ndeshje e mbylli me 10 futbollistë, pas përjashtimit të Frick, i cili saktësisht në minutën e 60-të u ndëshkua me kartonë të kuq.

Rikujtojmë sezonin e kaluar Balotelli në 23 ndeshje në “Ligue 1” me fanellën e  Nicës realizoi 15 gola.

Leave a Reply