Tenisti Besir Durguti: “Pretendoj fitoren e tretë”

Tenisti shkupjan, Besir Durguti, po kalon momente shumë të mira të karrierës së tij. Pas sukseseve të njëpasnjëshme, Durguti këtë herë mjaft seriozisht i është qasur turneut “Futures” që po zhvillohet këto ditë në Kramsach të Austrisë, me fond prej 15.000 dollarëve.

Megjithëse konkurrenca është e madhe, kjo nuk e tremb tenistin shqiptar. Ai për “infOSport.mk” thotë se pretendon të kalojë edhe disa raunde në kuadër të këtij turneu.

“Është ndjenjë e bukur, pasi kalova raundin e parë ku fitova me rezultat 6-0, 6-0, një fitore e bindshme kundër zvicerianit Frank Schnell, ju përkushtova garës akoma më shumë, gjë që solli rezultate edhe në raundin e dytë kur u përballa me kilianin Alvarez Guzman Mauricio, ndryshe bartës i 16-të, ku rezultati përfundimtar ishte 6-3 6-2 “ – u shpreh fillimisht nga Austria tenisti ynë, Besir Durguti.

Ndërkaq nesër në ora 10:30, Besiri do të përballet me bartësin e dytë, zvicërianin Ruppli Andreë.

“Shpresoj të kem rezultat të mirë dhe nesër, jam i kënaqur nga dy sfidat e para, por kjo nuk më ekzalton, jam përsëri me këmbë në tokë për sfidën e nesërme. Nga loja në lojë forma po ndryshon gjithmonë për të mirë, me pak fat dhe me gjithë këtë punë që po bëj kohët e fundit, them se do të korr serish suksese, por na ngelet të shohim çfarë do na servojë e nesërmja”, – përfundon i buzëqeshur ai.

Leave a Reply