Akademia Pandev vjen me tre super goditje

Skuadra e Akademia Pandev që sezonin e ri do të luaj në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, ka bërë tre përforcime të reja, duke dëshmuar në këtë mënyrë se sezonin e ri kjo skuadër dëshiron të luaj një rol të rëndësishëm në këtë ligë.

Bëhet fjalë për futbollistët si Milovan Petriq, Banzuzi Rodan dhe Edi Dafe. Ata i priti numri një i kësaj skuadre, Goran Pandev, një emër i njohur në futbollin evropian që brenda pak viteve sa investoi te skuadra e tij, arriti që të ngjitet në Ligën e Parë.

Megjithatë këtu nuk përfundojnë aspiratat e këtij klubi, ndërsa një gjë të tillë po e dëshmon me përforcimet e bëra deri më tani.

Përveç kësaj treshe, skuadra nga Strumica ditë më parë kishte nënshkruar edhe me portierin e Sileksit, Nikolla Vujanac, mirëpo si duket këto nuk do të jenë emrat e vetëm të angazhuar nga kjo skuadër, pasi ditëve në vijim kanë paralajmëruar edhe përforcime të reja.

Leave a Reply