Struga Trim Lum sot starton fazën e përgatitjeve

Skuadra e Struga Trim Lum që sezonin e ri do të garojë në Ligën e Dytë Perëndim, prej sot edhe zyrtarisht do të nis fazën e përgatitjeve për sezonin e ri futbollistik.

Pas grumbullimit të parë që ndodhi mbrëmë, ku e gjithë skuadra u takua sërish bashkë pas pushimit të merituar, kur sezonin e kaluar arritën suksesin më të madh në historinë e klubit, sot të gjithë futbollistët do të vihen nën urdhërat e trajnerit Nexhad Husein, për të startuar me përgatitjet, që do ju shërbejnë atyre që sa më të përgatitur ti presin sfidat e garave në Ligën e Dytë.

Drejtuesit e skuadrës janë në bisedime e sipër me disa futbollistë mjaft cilësorë të Ligës së parë, me të cilët besojnë se do ishin konkurrentë të denjtë për të sfiduar skuadrat tjera sezonin e ri futbollistik.

Leave a Reply