Temperaturat e larta pengesë për futbollistët e Helsinkit!? (FOTO)

Temperaturat e larta që po mbizotërojnë këtyre ditëve në vendin tonë kanë paraqitur problem për futbollistët e Helsinkit, që dje shkelën tokën e Maqedonisë, më konkretisht të qytetit të Strumicës, aty ku edhe u akomodua gjithë skuadra finlandeze, në prag të ndeshje eliminatore të raundit të dytë në Liga Evropa kundër skuadrës së Shkëndijës.

Trajneri Mika Lekosuo në terminin e stërvitjes zyrtare zhvilloi vetëm një stërvitje të lehtë, duke kursyer futbollistët e tij, të cilët nuk e kishin aspak të lehtë që të adaptohen në ato temperatura ekstrem të larta, që ishin shumë kontradiktore me ato që ata janë të mësuar në Finlandë.

Nga 15 gradë të vish dhe të lozish futboll në 40 gradë, vërtetë është një detyrë e vështirë, mirëpo në anën tjetër ndoshta do të jetë favor për skuadrën e Shkëndijës, që shpreson në një rezultat pozitiv nga ndeshja  e parë që starton në ora 18:00 në stadiumin “Mladost” në Strumicë.

Leave a Reply