Kampion në oktagon, kampion jashtë saj, Khabib nuk donte ta lëndonte Gejxhin në sy të prindërve të tij

Khabib Nurmagomedov pak ditë më parë në UFC254 mposhti amerikanin Xhastin Gejxh, duke e mbyllur karrierën e tij si një kampion i vërtetë me 29 fitore nga po aq meçe. Luftëtari nga Dagestani, përveçse një sportist model, tregoi edhe njëherë tjetër se është edhe një njeri i madh.

Ky detaj i zbuluar nga Danie Cormier do e bëjë atë edhe më të dashur për ndjekësit e UFC dhe më gjerë.

“Khabib më tha se kishte dëgjuar rivalin të thoshte se nuk do të dorëzohej nëse e kapte. Kur e mbërtheu ai vendosi të bënte ‘triangle choke’ dhe ta vinte në gjumë, pasi nuk donte ta lëndonte para prindërve të tij. Për këtë arsye e vuri në gjumë.

Nuk donte t’ia thyente krahun dhe ta lëndonte para prindërve të tij, pasi nëse e kapte dhe Justin nuk dorëzohej, do të ishte i detyruar. Kështu që bëri lëvizjen e preferuar të babait të tij dhe e vuri në gjumë. Ua premtoj se ai ma tha diçka të tillë, e çmendur apo jo”, zbulon Daniel Cormier. (abcnews.al)

Leave a Reply