Vardari eliminoi  Malmen (VIDEO)

Vardari ka arritur një sukses të madh, duke eliminuar Malmen në turin e dytë eliminatorë të Ligës së Kampionëve Evropian. “Kuqezinjtë” nga Shkupi në ndeshjen e kthimit të zhvilluar sot në Strumicë shënuan fitore me rezultat 3:1, dhe me rezultatin e përgjithshëm 4:2 me plotë meritë u kualifikuan për në raundin e tretë të Ligës më prestigjioze evropiane.

Loja perfekte në pjesën e dytë, sidomos në 15 minutëshin e parë (nga minuta e 45-60), bënë që Vardari të përmbys rezultatin e pjesës së parë kur Malme shënoi me anë të Rosenberg  nga pika e bardhë.

Kapiteni Boban Grnçarov barazoi shifrat në 1:1 në minutën e 56-të, derisa 5 minuta më pas Barsegian shënoi golin e epërsisë për Vardarin, duke përfituar nga topi i devijuar i portierit Uiland, i cili ndali goditjen e brazilianit Felipe.

2:1 për Vardarin, skuadër kjo e cila në ato momente për herë të parë avansoi ndaj suedezëve të Malme.

Golin e tretë që i dha goditjen e madhe skuadrës suedeze e realizoi Boban Nikolov në minutat shtesë të takimit, kur futbollistët mysafir me të gjitha forcat e tyre kërkonin golin e barazimit, që do ju siguronte atyre pjesëmarrjen në raundin e tretë eliminatorë të Ligës së Kampionëve Evropian.

Kjo fitore Vardarit i suguroi më së paku edhe 4 ndeshje evropiane, duke pasur parasysh se tashmë Vardari në raundin e rradhës do të luaj ndaj skuadrës fituese nga përballja midis Kopenhagenit dhe Zhilinës.

Edhe në rast se kampionët në fuqi të Maqedonisë do të eliminoheshin në fazën e tretë, ata do të vazhdonin garat në ndeshjet e Liga Evropa.

 

Leave a Reply