Njihuni me disa nga transferimet e futbollistëve shqiptarë që ndodhën në ditën e fundit të afatit kalimtarë!

Dita e fundit e afatit kalimtar të janarit ka qenë mjaftë aktive edhe për futbollistët shqiptarë, me disa transferime interesante që janë bërë në kampionatet evropiane.

Plotë gjashtë futbollistë shqiptarë kanë ndërruar skuadra në ditën e fundit të afatit kalimtar dimëror, derisa transferimi më i madh nga shqiptarët sigurisht se ka qenë ai i sulmuesit të përfaqësueses së Kosovës, Zymer Bytyqit, i cili u largua nga Konyaspori për të bërë hapin e madh në karrierë duke u transferuar te gjiganti grek Olympiacos, aty ku do të gjejë struganin, Pajtim Kasami, por edhe legjendën e Real Madridit, Marcelo.

Për shërbimet e 26-vjeçarit Bytyqi, kampionët në fuqi të Greqisë skuadrës turke të Konjaspor, i kanë paguar një vlerë prej 1 milion euro.

Një hap para në karrierën e tij e ka bërë edhe futbollisti me origjinë nga Tetova, Nedim Bajrami që ka ndërruar skuadër, por jo edhe kampionat.

Reprezentuesi i Kombëtares shqiptare është huazuar nga Empoli te Sassuolo, me skuadrën “zigjelbër” që ka të drejtën e blerjes së kartonit të tij në fund të sezonit.

Talenti i Shqipërisë, Anis Mehmeti ka ndërruar kampionat, por jo edhe shtet. Mesfushori ofensivë është larguar nga Wycombe (League One) për t’iu bashkuar Bristol Cityt në Championshipin anglez.

22-vjeçari Mehmeti me ekipin e tij të ri ka nënshkruar kontratë për tre vite e gjysmë, ashtu që pjesë e Bristol Cityt do të jetë deri në qershor të vitit 2026.

Ndryshim skuadre ka bërë edhe Astrit Selmani, i cili rikthehet në futbollin skandinav.

Pas një periudhe një vjeçare te Hapoel Beer Sheva në Izrael, sulmuesi kosovar është huazuar te Midtjylland në elitën e futbollit danez.

Me skuadër të re është bërë edhe mbrojtësi i talentuar shqiptarë i KF Tiranës, Marsel Ismajlgeci.

22-vjeçari ka vendosur të largohet nga kampionët e Shqipërisë, për tu transferuar te skuadra më e trofeshme në Bosnje dhe Hercegovinë, Zrinjski Mostar.

Drejtuesit e Zrinjskit për shërbimet e Ismajlgecit, thuhet se kanë paguar plotë 180 mijë euro. Skuadër në ditën e fundit të afatit kalimtarë ka ndërruar edhe ish futbollisti i Tiranës, Ardit Toli.

25-vjeçari vetëm pas gjashtë muajve të kaluara te skuadra ukrainase e Vorskla Poltava, ka vendosur  karrierën ta vazhdojë në Gjeorgji, ku është zyrtarizuar nga Torpedo Kutaisi.

Toli te skuadra e njohur nga Gjeorgjia do të luaj në formë huazimi deri në fund të sezonit aktual.

Leave a Reply