Shkëndija mendon për të ardhmen, transferon një talent 20-vjeçar

Përveç Mevlan Adilit dhe portierit Seladin Mustafi, Shkëndija sot ka konfirmuar edhe transferimin e 20-vjeçarit Sabit Bilali, njofton “infOSport.mk”.

Bëhet fjalë për një mesfushor ofenziv, i cili deri më tani ka luajtur me kategoritë e reja të Renovës dhe Dinamo Zagrebit, ndërsa së fundmi ishte pjesë e skuadrës nga liga e katërt gjermane, FSV Luckenëalde.

Te kjo skuadër kishte kaluar verën e vitit 2016-të, ndërsa brenda një viti kishte zhvilluar 29 ndeshje, duke realizuar edhe një gol.

Ndryshe Bilali, me Shkëndijën firmosi kontratë tre vjeçare, ndërsa përveç pasaportës së Maqedonisë, ai posedon edhe atë kroate.

Leave a Reply