ZYRTARE, Panuçi trajner i ri i Shqipërisë

Italiani Kristian Panuçi edhe zyrtarisht është emëruar në postin e trajnerit të Kombëtares shqiptare të futbollit. Ai në këtë post zëvendëson Xhiani De Biasin, teksa u prezantua nga kreu i Federatës shqiptare, Armand Duka.

“E zgjodhëm prej eksperiencës së tij në klube të mëdha dhe prej dëshirës së madhe të tij për të drejtuar një Kombëtare dhe për të bërë sukses. Duam të jemi në njëjtat nivele të paktën. Kjo është një sfidë edhe për Panuçin, që ka kërkuar gjithmonë të jetë në majat e futbollit. Nuk ka pasur pretendime financiare për veten, por vetëm për stafin” – tha Armando Duka në konferencën për shtyp të organizuar për gazetarë.

“Falënderoj Dukën që më zgjodhi. Është një përgjegjësi e madhe. Doja të falënderoja stafin dhe komunitetit që më besuan. Jam i bindur që keni një skuadër shumë të mirë. Shpresoj që të jap edhe unë diçka që të lë gjurmë. Kemi katër ndeshje të Botërorit, por është i vështirë kualifikimi. Duhet të shohim për Europian. Këto katër ndeshje duhet t’i zhvillojmë me dëshirë të madhe dhe të krijojmë grupin për Europianin. Mezi pres të nis punën për këtë vend” – u shpreh Kristian Panuçi, i cili u përzgjodh nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit mes një morie emrash si Sedorf, De Kanio, Malezani, Zenga, etj.

Për Panuçin kjo do të  jetë eksperienca e parë si trajner kryesor, pasi deri më tash kishte luajtur  vetëm rolin e ndihmëis trajnerit, kur i kishte asistuar Fabio Kapellos në Botërorin e vitit 2014, kur dy italianët ishin në krye të Kombëtares ruse.

Leave a Reply