E konfirmon vetë Ronaldo: “Mbetem te Reali”

Bartësi i “Topit të Artë”, Kristiano Ronaldo e ka konfirmuar se edhe në sezonin e ri futbollistik do të mbetet te Reali i Madridit. Me këtë vendim portugezi ju dha fund spekullimeve se mund të braktis ekipin “madrilen”.

“Fitimi i trofeve më të rëndësishëm me ekipin tim gjatë sezonit të kaluar ishte diçka fantastike. Ashtu ndjehesha edhe kur unë fitova çmimet individuale. Dëshiroj që një gjë të tillë të bëjë sërish” – tha Kristiano Ronaldo për të përditshmen spanjolle “Marca” nga Shangai, ku ndodhet në një turne reklamash.

Ronaldo ende nuk i ka filluar stërvitjet me Realin, ndërsa një gjë të tillë pritet ta bëjë së shpejti.

“Do vazhdojë të punojë vit pas viti. Futbolli është jeta ime, pasioni im” – shtoi CR7 në intervistën për gazetën madrilene.

Leave a Reply