Liria e Prizrenit mundi Teteksin në Ohër

Skuadra nga elita e futbollit kosovar, Liria e Prizrenit, që përgatitjet e saj po i zhvillon në Maqedoni, dje në Ohër ka zhvilluar një ndeshje kontrolluese ndaj skuadrës së Teteksit të Maqedonisë.

Skuadra kosovarë që tashmë udhëhiqet nga ish kapiteni i Skënderbeut, Bledi Shkëmbi ishte më e mirë dhe në fund shënoi fitore me rezultatin 2:0.

Në pjesën e parë Liria luajti me ekipin e të rinjve, ndërsa golat erdhën në pjesën e dytë, kur Shkëmbi vendosi që në fushë ti zbresë futbollistët titullarë.

Autorë të golave për Lirinë në këtë përballje ishin Stefan Kocev, një ish futbollist i Bregallnicës dhe Meriton Korenica, që vite më parë kishte veshur për pak kohë fanellën e Shkëndijës.

Rikujtojmë që të dy këta futbollistë kishin shënuar edhe në ndeshjen e para disa ditëve kundër Laçit, kur Liria e Prizrent kishte shënuar fitore me rezultatin 3:0.

Ndeshjen e rradhës skuadra e Lirisë do ta zhvillojë me datë 29 korrik ndaj skuadrës shqiptare të Struga Trim Lum, që sezonin e ri do të garojë në Ligën e Dytë Futbollistike të Maqedonisë – Perëndim.

Leave a Reply