Qyteti i Mitrovicës e shpallë Enver Idrizin “Qytetarë nderi” (FOTO+VIDEO)

Pas dekoratave të panumërta, sot legjenda e karatesë Botërore, shkupjani Enver Idrizi, u shpallë qytetarë nderi nga qyteti kosovar i Mitrovicës. Çmimin ish kampionit të Botës ia dorëzoi vetë kryetari i këtij qyteti, Agim Bahtiri.

Urdhri “ Qytetar Nderi ” është një dekoratë nderi e qytetit të Mitrovicës, që u jepet qytetarëve shqiptarë, që me veprat dhe emrin e tyre nderojnë kombin shqiptarë brenda dhe jashtë vendit.

Dhenia e cmimit "Qytetar nderi" nga Komuna e Mitrovices, per mua!

Публикувахте от Enver Idrizi в 24 юли 2017 г.

Në këtë mënyrë ikona e karatesë, Kampioni i Evropës dhe Botës, Enver Idrizi i shton imazhit të tij edhe një tjetër mirënjohje, tashmë nga qyteti i tij i dashur, Mitrovica, të cilin qytet e kishte vizituar në ditët e para të pasluftës, duke ndihmuar disa nga familjet me nevoja të asaj periudhe  të vështirë.

Rikujtojmë ndër çmimet më të rëndësishme, legjenda e karatesë, Enver Idrizi, kishte fituar edhe ato nga ana e presidentit historikë të Republikës së Kosovës, Ibrahim Rugova si dhe nga ana e presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani, nga i cili pranoi dekoratat si “Nderi i Kombit” , “Mjeshtër i Madh”, ndërsa gjithashtu ka edhe shumë çmime të tjera për kontributin e tij humanitar.

Leave a Reply