Demiri: Ndaj Kopenhagenit kemi një rast të artë që nuk duhet lëshuar

Besir Demiri beson se e kanë analizuar mjaft mirë lojën e kundërshtarit të tyre në turin e tretë eliminatorë, Kopenhagenit dhe se para tyre kanë një rast të artë që nuk duhet lëshuar. Futbollisti shkupjan i Vardarit është i lumtur që kjo ndeshje do të zhvillohet në “Telekom Arena” në Shkup, ku pret një përkrahje më të madhe, ndërsa gjithashtu thotë se fusha e këtij stadiumi ofron kushte më të mira për lojë, ku pret një dominim të skuadrës së tij dhe kuptohet rezultat pozitiv.

“Mendoj se kemi një rast të artë që nuk duhet lëshuar lehtë, pasi me eliminimin e Kopenhagenit ne do të kualifikohemi në ndeshjet e “play-off” të Ligës së Kampionëve Evropian, që më së paku do të na siguronte automatikisht ndeshjet në grupe të Liga Evropa. Deri më tani kemi analizuar mirë Kopenhagenin, i dijmë të gjitha dobësitë e tyre dhe shpresoj që të njëjtat ti shfrytzojmë gjatë zhvillimit të ndeshjes. Luajmë në Shkup dhe me siguri se këtu do të kemi përkrahje më të madhe se sa në Strumicë dhe kuptohet kushte më të mira për lojë” – tha për “infOSport.mk” futbollisti i pazëvendësueshëm në krahun e majtë të Vardarit, Besir Demiri.

Ndeshja midis Vardarit dhe Kopenhagenit, e vlefshme për turin e tretë eliminatorë të Ligës së Kampionëve zhvillohet sonte me fillim në ora 20:00 në “Telekom Arena”.

Leave a Reply