Sezoni i ri nis me super derbin, Shkëndija – Vardari

Start më të mirë të sezonit të ri nuk do kishim mundur të paramendojmë. Java e parë e sezonit 2017/2018 nis me super derbin e madh, Shkëndija – Vardari, dy skuadrat pretendente për titullin  e kampionit.

Kjo u mësua sot pas hedhjes së shortit për sezonin e ri, që starton me datë 13 gusht.

Varësisht prej sukseseve të këtyre dy skuadrave në arenën ndërkombëtare, ku vijojnë të ecin sigurtë në ndeshjet eliminatore të Ligës së Kampionëve, gjegjësisht Lia Europa, ka paralajmërime se të dyja këtyre skuadrave do ju dilet në ndihmë, për të ju lënë pasirë atyre që sa më të përgatitur të presin ndeshjet evropiane.

Një derbi tjetër do të jetë takimi midis Rabotniçkit dhe Renovës në Shkup, derisa jo më pak interesante pritet të jetë edhe në derbin e Pelagonisë midis Pobedës dhe Pelisterit.

Skuadra e Shkupit në Çair në ndeshjen e parë do të mirëpret skuadrën e re të inkuadruar në LPFM, Akademia Pandev, derisa Sileksi në Kratovë do të mirëpret Skopjen.

Edhe sezoni i ri futbollistik në futbollin tonë vendor do të zhvillohet njëjtë sikurse edhe sezonin e kaluar, me 36 xhiro.

SEZONI 2017/2018
LPFM, Java I
SHKËNDIJA – VARDARI
SHKUPI – AKADEMIA PANDEV
RABOTNIÇ – RENOVA
POBEDA – PELISTERI
SILEKSI – SKOPJE

 

Leave a Reply