Shkëndija arriti në Antalia të Turqisë (VIDEO)

Pas një udhëtimi të rehatshëm skuadra e Shkëndijës është vendosur në hotelin “Susesi Luxury Resort” në Belek të Antalias, njofton “infOSport.mk”.

Kështu “kuqezinjtë”  largohen nga Maqedonia e ftohtë për të qëndruar 14-të ditët e ardhshme në tokën turke, atje ku do të zhvillojë fazën e dytë të përgatitjeve dimërore.

Shkëndija kërkon të shfrytëzojë kushtet optimale që ofron kjo qendër dhe përveç seancave të rregullta stërvitore përmes 4 ndeshjeve kontrolluese do të tempohet forma për vazhdimin e garave në futbollin vendor ku më në fund kërkohet që të fitojnë titullin e kampionit, që për herë të fundit në Tetovë kishte ardhur në vitin 2011-të. Ndeshje kontrolluese në Antalia, Shkëndija do të zhvillojë kundër Cyrihut (22 janar), Olimpik Donjetskut (26 janar), Dinamo Zagrebit (30 janar) dhe Gabala (3 shkurt).​

Skuadara arrinë në Antalya

Pas një udhëtimi të rehatshëm skuadra është vendosur në hotelin Susesi Luxury Resort në Belek të Antalya-s, ndërsa prej të dielën nis faza dy javore në Turqi me nga seanca stërvitore në ditë.

Публикувахте от KF Shkëndija в 20 януари 2018 г.

Leave a Reply