13 vjeçarja Nevman surpriza e basketbollit, shënon 70 pikë në ndeshje!

Jedan Nevman është surpriza e basketbollit të femrave në botë. Nevman është vetëm 13 vjeçare, por talenti i saj ka marrë famë në të gjithë botën, kur ishte vetëm 9 vjeç.

Jaden Nevman ose siç e thërrasin ndryshe ‘Baby Jordan’, ka arritur deri aty sa të fitojë ndaj yllit të Golden Stejtit, Stefen Kerri  në një sfidë gjuajtjesh, duke bërë historinë.

Por adoleshentja 13 vjeçare nuk ndalet këtu dhe shënon një rekord të ri, përsa i përket basketbollit të kësaj grupmoshe. Në ndeshjen me të fundit të saj, Jaden Nevman mundi të shënojë plot 70 pikë, nga të cilat 51 nga distanca e 3 pikëve. Në total, Jaden pati 24 tentativa në gjuajtjet për 3 pikë, duke u treguar e saktë në 17 prej tyre.

Leave a Reply