Strakohsa po i habitë të gjithë, portieri i dytë me më shumë pritje në Itali

“Mbërrin në stërvitje para magazinierëve dhe qante kur gabonte, ndërsa sot është një lider”. Kështu do të shprehej Kristian Ferante, trajneri i parë Tomas Strakoshës te të rinjtë e Lazios.

Sa shumë rrugë ka bërë portiere shqiptar që nga ajo kohë, duke fituar madje edhe vendin e titullarit në formacionin e Lazios! Izagi ka ditur t’i japë besim dhe vazhdimësi paraqitjeve të tij. 11-metërshi që i priti Paulo Dybalas, për të ruajtur fitoren e Lazios ndaj Juvetunsit, e shndërroi portierin më vendimtar në Serinë A, transmeton SS.

Tani, një tjetër rekord për portierin e Kombëtares Shqiptare. Vetëm Perin i Genoas ka kryer më shumë pritje (47) se Strakosha (46) në 5 kampionatet më të forta në Europë.

Leave a Reply