Dalin në shitje biletat për ndeshjen, Shkëndija-Trakai

Ndeshja e dytë e raundit të tretë të eliminatoreve për Liga Evropa ndërmjet Shkëndijës dhe FK Trakait nga Lituania do të mund të ndiqet për 200 denarë.

Biletat janë në treg prej sot (e hënë 31.07.2017) në orën 12:00. Të njejtat do të mund të sigurohen në Fanshopin e klubit në qendër të Tetovës dhe online përmes rrjetit Mktickets.

Ditën e ndeshjes do të shiten vetëm në pikat shitëse te stadiumi “Mlladost” në Strumicë.

Përballja Shkëndija-FK Trakai luhet të enjten në Strumicë me fillim në orën 17:00.

Leave a Reply