Momentet më të bukura dhe golat nga ndeshja, Shkëndija-Trakai (VIDEO)

Shkëndija edhe në ndeshjen e tretë në Strumicë, ka arritur që të shënojë 3 gola. Pas fitoreve 3:0 ndaj Daçias në turin e parë dhe 3:1 ndaj Helsinkit në turin e dytë, Shkëndija sot 3 gola i shënoi edhe skuadrës përfaqësuese të Lituanisë, Trakai, ndaj të cilëve “kuqezinjtë” shënuan fitore me rezultatin 3:0.

Ishte kjo një super ndeshje, në të cilën fjalën kryesore e pati dyshja Ibraimi-Hasani, që realizuan të tre golat.

I pari që shënoi ishte Besart Ibraimi, me një goditje standarde nga jashtë zonës, teksa Ferhan Hasani dyfishoi rezultatin me një predhë nga gjuajtja e lirë, për të vulosur fitoren e Shkëndijës fare në fund, kur nga afërsia shënoi për 3:0.

Është ky viti i dytë me rradhë që Shkëndija arrinë të sigurojë një vend për në ndeshjet e “Paly-Off” të Liga Evropa, ku kësaj rradhe shpresojmë që skuadra tetovare të bëjë edhe një hap më larg, duke prekur grupet e këtij kompeticioni.

Leave a Reply