Shkëndija “detyron” edhe maqedonasit të valvitin flamurin kombëtarë (VIDEO)

Loja e bukur në fushën e blertë dhe atmosfera e bukur që mbizotëroi dje në shkallët e stadiumit “Mlladost” në Strumicë, përveç që kishte rezultuar shumë pozitivisht tek tifozët e flaktë të Shkëndijës, e njëjta kishte “reflektuar” edhe në mesin e disa tifozëve maqedonas, të cilët kishin ardhur për të ndjekur ndeshjen e turit të tretë eliminatorë të Liga Evropa midis Shkëndijës dhe skuadrës lituaneze të Trakai, shkruan “infOSport.mk”.

Ata në çdo aksion dhe çdo gol të Shkëndijës duartrokisnin dhe brohoritnin bashkë edhe me tifozët shqiptarë, teksa njëri prej tyre i njohur për qytetarët nga Strumica, me emrin Tome, i lejoi vetes që të valvit flamurin Kombëtarë shqiptarë.

Një gjest ky që çoi në këmbë tifozët shqiptarë dhe që u duartrokitë nga ana e tyre, edhe pse në mesin e disa prej tifozëve maqedonas të ulur në shkallët e stadiumit, u vërejtën disa reagime dhe pakënaqësi duke e marrë këtë si provokim, por që megjithatë nuk e prishën atmosferën e krijuar dhe festën edhe pas fitores së madhe të Shkëndijës (3:0) dhe kualifikimit për në fazën “Play-Off” të Liga Evropa.

SHKËNDIJA “DETYRON” EDHE MAQEDONASIT TË VALVITIN FLAMURIN KOMBËTARË!**************************************************

Публикувахте от infosport.mk в 3 август 2017 г.

Leave a Reply