Shkëndija mund të luaj me Milanin, Vardari me Ajaksin!

Shkëndija dhe Vardari, dy skuadrat përfaqësuese të Maqedonisë në garat e “Play-Off” të Liga Evropa kanë mësuar emrat e kundërshtarëve të mundshëm në këtë fazë.

Shkëndija e Tetovës që dje eliminoi lituanezët e Trakait dhe për të dytin vit me rradhë do të luaj në këtë fazë, si kundërshtarë më atraktiv mund të ketë Milanin e fuqishëm, teksa kundërshtarët tjerë që mund të luajnë ndaj “kuqezinjëve”, janë edhe Dinamo Kiev, Krasnodar, Bryzh dhe Austria e Vienës.

Në anën tjetër si kundërshtarë më atraktiv për Vardarin, mund të jetë Ajaksi, finalisti i vitit të kaluar në Liga Evropa, ndërsa gjithashtu në Shkup mund të vijnë Fenerbahçe, Dinamo Zagrebi, Bate Borisovi, Ludogoretsi bullgar si dhe izraelitët e Makabi Tel Aviv.

Ndeshjet e para të fazës “Play-Off” të Liga Evropa në program janë me datë 17 gusht, teksa ato kthyese një javë më pas.

Leave a Reply