Nijas Lena bëhet me skuadër të re!

Nijas Lena sezonin e fundit me Kukësin u bë kampion në Shqipëri, mirëpo me shumë gjasa sezonin e ri futbollistik nuk do të jetë pjesë e verilindorëve.

Lena do t’i bashkohet sërish trajnerit të tij të preferuar, Gugash Maganit, sërish te Teuta. Pritet vetëm të sqarohet çështja kontraktuale te Kukësi dhe më pas mesfushori strugan me shumë përvojë të bashkohet me durrsakët, të cilët aktualisht ndodhen në Itali për fazën përgatitore.

Nijas Lena ka qenë pjesë e Teutës edhe gjatë vitit 2016, kur kjo skuadër drejtohej po nga trajneri Magani. 31-vjeçari pritet të jetë një nga pikat më të forta të Teutës së sezonin e ri, ku skuadra durrësake pretendon që sërish të rikthehet në arenën ndërkombëtare.

Leave a Reply