Barcelona e gatshmë të bëjë 3 blerje të bujshme!

 

Pas shitjes se Nejmar për një shumë rekord prej 222 milion euro te Paris Sen Zhermeni, Barcelona po bënë gati tre blerje të bujshme, me të cilat do të tentojë të rikthejë titullin e kampionit në “Kamp Nou”.

Trajneri Valverde dëshiron që të transferojë Iñigo Martinez, Kutinjon dhe Dembelen.

Për mbrojtësin e Real Sociedadit, Barcelona do të duhet të paguajë klauzolën prej 32 milionë euro, që nuk duhet përbërë ndonjë problem, falë kjo fondit që posedon për momentin skuadra “katalunase” për transferimin e futbollistëve të rinj.

Iñigo Martinez një kohë më të gjatë po ndiqet nga Barcelona, ndërsa gjithashtu për shërbimet e tij po interesohen edhe dy gjigandët italian, Juventusi dhe Interi.

Sa i përket Dembele, mjafton të dëgjosh fjalët e tij: “Kam lexuar gazetat për një interesim të Barcelonës, të gjithë lojtarët do të donin që të shkonin”.

Ndërkohë braziliani Kutinjo i Liverpullit shihet si pasuesi i Nejmarit, teksa sipas mediave është arritur edhe një akord për transferimin e tij për shumën e 80 milionë eurove.

Me këto tre emra “katalunasit” synojnë që të ndërtojnë një ekip të frikshëm për sezonin e ri, edhe pa një yll si Nejmar.

Leave a Reply