Superkupa, Ronaldo e nis që nga minuta  e parë

Kristiano Ronaldo do ta nisë që nga minuta e parë ndeshjen e Superkupës së Europës, ndaj Mançester Junajtedit. “Madrilenët” në kryeqendrën tonë zbritën paraditen e së hënës, ndërsa ardhja e Kristiano Ronaldos ka tërhequr interesimin e mediave të shumta Botërore.

Strategu i “mbretërve”, Zinedine Zidane, ka  shumë nevojë për ndihmën e Ronaldos, për të siguruar këtë trofe të rëndësishëm në fillimit të sezonit.

Për më tepër përballë do të kenë Mançester Junajtedin, skuadër kjo që drejtohet nga ish trajneri i “mbretërve”, Hoze Murinjo, i cili njihet si një teknik që nuk fal kurrë, kur bëhet fjalë në ndeshje të tilla finale.

Real Madrid duket se është skuadra favorite për këtë takim të paktën nga lista e futbollistëve që ka edhe pse Hoze Murinjo ka shpenzuar 150 milionë sterlina në merkaton e verës.

Te Mançester Junajtedi për këtë ndeshje do të mungojnë Luka Shou, Markos Roho dhe Eshli Jang, të cilët nuk do të jenë në disponim të trajnerit Murinjo, i cili megjithatë do të mund të llogarisë në shërbimet e dy spanjollëve, Huan Mata dhe Ander Herera, të cilët u rikuperuan me kohë.

Leave a Reply