Sedloski: Respekt për Fenerbahçen, por jo gjithmon fiton favoriti

 

Vardari ndodhet në plej of të Liga Evropës me Fenerbahçen e Turqisë, ndërsa “kuqezinjët” nga Shkupi po përgatiten për dy ndeshjet dhe janë të vetdishëm se roli i favoritit është anën e skuadrës turke.

“Fenerbahçe posedon futbollist të shkëlqyeshëm, disa prej tyre janë të rëndësishëm për skuadrën. Kam respekt të madh pë rata, mirëpo edhe Vardari është skuadër e mirë, luajtëm katër ndeshje të mirë në Evropë këtë sezon. Unë kam shikuar ndeshjet që Feneri i ka luajtur me Shtrym Grac dhe mirë e kam analizuar kundërshtarin. I dimë anë të mirë dhe të dobëta të tyre. Fenerbahçe është ekip i mirë, por jo gjithmon në futboll fiton favorite”, është shprehur trajneri i Vardarit, Goce Sedloski.

Ndeshja e parë ndërmjet Vardarit dhe Fenerbahçes do të luhet 17 gusht në “Telekom Arena” në Shkup.

Leave a Reply