Arda Turan dëshiron të rikthehet te Atletiko Madridi

Futbollisti turk Arda Turan do të largohet nga Barcelona këtë verë dhe me shumë gjasa do të rikthehet te njëri prej klubeve ku ka luajtur më herët. Nëse më herët emri i tij lakohej për një rikthim të mundshëm te Gallatasaraji, ai tashmë është më afër të transferohet te Atletiko Madridi.

Turan nuk përfshihet në planet e trajnerit të Barcelonës, Ernesto Valverde dhe për këtë arsye turku ka paralajmruar rikthimin te Atletiko Madridi, tek të cilët luajti nga viti 2011 deri në të 2015-tën. Problemi kryesor për realizimin e transferimit është bllokimi i merkatos së Atletikos këtë verë nga FIFA.

Sipas mediave turke, Gallatasaraji mbetet si opsion për Ardën, të cilët janë të gatshëm të japin 2.5 milionë Barcelonës dhe 4 milionë euro pagë vjetore futbollistit për të marrë në formë huazimi për një sezon.

Leave a Reply