Hasani: T’i lëmë anash emocionet, të mos gabojmë kundër Vardarit!

Liga e Parë e futbollit të Maqedonisë zbret siparin këtë fundjavë me mega-derbin Shkëndija-Vardari. Kapiteni i Shkëndijës, Ferhan Hasani pret një derbi të madh në Tetovë dhe deklaron se duhet të lënë emocionet anash nëse dëshirojnë të shënojnë rezultat pozitiv ndaj rivaleve të Vardarit.

“Të gjithë janë të vetdishëm për atmosferën e cila po mbizotron në këtë periudhë te skuadra jonë dhe kjo është më se normale, kur të marrim parasysh se na presin dy ndeshje kundër një gjigandi siç është Milani. Megjithahtë brenda klubit nuk kemi ndonjë eufori të madhe dhe të gjitha punët i marim një nga një. Kështu që për ne në plan të parë është ndeshja e radhës që do ta luajm kundër Vardarit të shtunën, ku dhe fillon sezoni i ri në Ligën e Parë. Jemi të qetë, nuk duam që t’i përsërisim gabimet e sezonit të kaluar. Duhet të hyjmë në ndeshje me shumë koncetrim, të japim më të mirën në këtë ndeshje derbi, i cili vlenë njejtë sikur çdo ndeshje tjetër. Nëse jemi të qetë dhe e luajmë lojën tonë, besojë në sukses”, është shprehur kapiteni Hasani.

Ndeshja ndërmjet Shkëndijës dhe Vardarit luhet të shtunën në stadiumin e qytetit në Tetovë me fillim në orën 17:00.

Leave a Reply