Aguero drejtoi Sitin drejt fitores (VIDEO)

Një ndër skuadrat favorite për titullin e kampionit në Premierligë, Mançester Siti e ka nisur me këmbë të mbarë kampanjën e re, duke shënuar fitore me rezultatin 2:0 në ndeshjen e parë ndaj Brajtonit si mysafir, shkruan “infOSport.mk”.

“Pasanikët” e Mançesterit dominuan ndeshjen gjatë tërë 90-të minutave në “Ameks Stadium”, mirëpo golat u shënuan vetëm në 20 minutëshin e fundit.

Serhio Aguero shënoi golin e parë në minutën e 70-të, teksa 5 minuta më pas një autogol i realizuar nga ana e Luis Dank formloi rezultatin përfundimtarë të këtij takimi, Brajton 0, Mançester Siti 2.

Leave a Reply