Ja se si Bërnli mundi kampionët e Anglisë (VIDEO)

Bërnli, skuadër kjo e cila këtë vit u ngjit në Premieligën angleze, ka surprizuar që në startin e sezonit të ri, duke mundur kampionët e Anglisë, Çelzin. Është kjo hera e parë pas plotë 18 viteve, që skuadra kampione e Anglisë, humbet në ndeshjen debutuese të sezonit të ri.

Bërnli e nisi furrishëm ndeshjen, duke e mbyllur pjesën e parë në avantazhin prej 3:0, falë një dopiete të Vokes dhe një goli të shënuar nga ana e Uard.

Çelzi e mbylli pjesën e parë me një futbollist më pak pasi që në minutën e 14-të, Kehill doli me karton të kuq.

Ndërsa në pjesën e dytë, ekipi i Kontes bëri gjithçka që të paktën ta barazonte rezultatin por nuk ia arriti, vetëm sa e ngushtoi rezultatin me anë të Moratas i cili debutoi me gol në Premier Ligë,ndërsa golin e dytë e shënoi David Luiz në minutën e 88-të.

Çelzi e mbylli ndeshjen me 9 futbollistë në fushë, pasi edhe Fabregas në minutën e 81-të u ndëshkua me të kuq, pas kartonit të tij të dytë.

 

Leave a Reply