Rabotniçki dhe Renova u ndanë miqësisht

Rabotniçki dhe Vardari janë ndarë miqësisht në ndeshjen e parë të sezonit të ri në elitën e futbollit vendor. Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin e Gjorçe Petrovit rrjetat pushuan për gjatë 90-të minutave, në një ndeshje ku si duket të dyja skuadrat ishin të frikësuara nga disfata.

Në saje të një loje të tillë, të dyja skuadrat në fund i’a arritën qëllimit, duke lëshuar terenin të pamposhtur, ndërsa fitoret e tyre të para, Rabotniçki dhe Renova do të duhet ti kërkojnë në ndeshjet e xhiros së dytë.

“Romantikët” në javën e dytë i pret një transfertë e vështirë ndaj Pelisterit në Manastir, teksa Renova në teren vendas do të mirëpret Sileksin.

Foto: “gol.mk”

Leave a Reply