Florian Kamberi futet në historinë e futbollit zviceran

Florian Kamberi është futur në historinë e futbollit zviceran, ndoshta edhe atij botëror, pas “tripletës” së realizuar sot në përballjen ndaj Grasshopersit, në të cilën ndeshje skuadra e tij shënoi fitore me rezultatin 10:0 ndaj ekipit të Romontois, shkruan “infOSport.mk”.

Megjithatë lajm nuk përbënë vetëm “tripleta” e tij, por intervali kohor, brenda të cilit futbollisti shqiptarë me origjinë nga Kosova i realizoi këto tre gola.

22-vjeçari Kamberi tre golat ndaj Romontois i realizoi brenda vetëm 193 sekondave, ndërsa në lojë ishte inkuadruar vetëm 4 minuta para se të fillonte shoun e tij në minutën e 59-të, për ta përfunduar atë në minutën e 62-të.

Përveç tij me një “tripletë” nga kjo ndeshje mund të lëvdërohet edhe sulmuesi tjetër kosovar,  Valon Fazliu, ndërsa një gol tjetër në këtë përballje për Grasshopersin realizoi Albion Avdijaj.

Leave a Reply