Formacioni i Shkupit përballë Akademia Pandev (FOTO)

Trajneri i FC Shkupit, Ardian Nuhiu, para pak çastesh ka bërë publik formacionin e skuadrës së tij që do të zbres në fushë përballë Akademia Pandev, në ndeshjen e parë të sezonit të ri futbollistik 2017/2018.

Në portë do të jetë i pazëvendësueshmi, njëherit kapiteni i skuadrës, Suat Zendeli. Në krahët e mbrojtjes do të jenë Edis Maliqi dhe Fisnik Zuka, ndërkohë në qendër të saj, dyshja Sedat Berisha-Besart Krivanjeva.

Në mesfushë do të luajnë Muarem Bajrami dhe Ermedin  Adem, teksa në pjesën ofenzive dyshja e re e ardhur nga rradhët e Shkëndijës, Shqiprim Taipi-Shpend Asani, të cilët do të ndihmojnë qendërsulmuesin Emanuel Mbella.

Ndeshja Shkupi  – Akademia Pandev starton në ora 17:00.

Leave a Reply