Milani i ri e nisi sezonin me rekord!

Milani i ri kampanjën në “Serie A” e nisi me fitore të pastërt 3:0 ndaj Krotones. Të përzgjedhurit e trajnerit Montella ishin dominues në terenin e gjelbërt, ndërsa një gjë të tillë pohojnë edhe të dhënat statistikore, më saktësisht posedimi i topit prej 80.1% në favor të “rossonerëve:, që përbënë rekord në vete.

Milani për her të fundit kishte arritur një gjë të tillë në sëzonin 2004-2005, kur pjesë e saj ishin legjendat si Maldini, Nesta, Pirlo, Sedorf, Shevçenko, dhe të tjerë të cilët asaj kohe dominonin në futbollin italian dhe atë evropian.

Leave a Reply