Mamiç rrezikon burgun për shkak korrupsionit

Një gjykatë kroate dënoi sot, menaxherin e fuqishëm të futbollit, Zdravko Mamiç me gjashtë vite e gjysmë burg për korrupsion.

Ish-shef ekzekutiv i Dinamos së Zagrebit dhe agjent lojtarësh, u shpall fajtor për vjedhje parash nga transferimi në vitin 2008 i mesfushorit Luka Modriç të Real Madridit tek Totenhami.

Modriç, ndryshoi dëshminë që dha gjatë hetimit, kur ai dëshmoi në gjykatë, dhe ndërkohë, për momentin, akuzohet për dëshmi të rreme.

Nëse shpallet fajtor, ai rrezikon deri në pesë vite burg.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply