Shkëndija fazën përgatitore para ndeshjeve europiane do ta zhvillojë në Slloveni

Skuadra kampione e Shkëndijës fazën kryesore të përgatitjeve verore do ta zhvillojë në Slloveni, atje ku ishin edhe vitin e kaluar.

“Kuqezinjtë” nga Tetova nga mesi i qershorit do të udhëtojnë në Rogashka Sllatina, ku do të përgatiten për eliminatorët e Ligës së Kampionëve.

Skuadra e Qatip Osmanit tani pret definimin e ndeshjeve miqësore, ku janë paraparë të zhvillohen 4 të tilla.

Shorti për Ligën e kampionëve do të hidhet me datë 19 qershor.

Leave a Reply