Taulant Xhaka: Edon Zhegrova është një shoumen (VIDEO)

Mesfushori kosovar Edon Zhegrova, dje dhuroi një paraqitje të shkëlqyer me Bazelin e tij përballë skuadrës kampione të Jang Bojs. Ylli kosovar realizoi një gol, ndërsa dha edhe një asist në fitoren 3:0 të Bazelit.

Ndërkaq, Taulant Xhaka njëherësh edhe kapiten i ekipit zviceran, e dërgoi në qiellin e shtatë, fantazistin kosovar.

“Ai është i ri, dhe duhet folur me të. Është një maskara, i praptë, driblues. Është një shoumen dhe ne kemi nevojë për të. Ai ishte efikas dhe jemi shumë të lumtur për këtë”, deklaroi Xhaka.

Për Edon Zhegrovën ishte ky goli i dytë sezonal, pas atij ndaj Cyrihut, ndërsa Bazeli falë kësaj fitore i është afruar në vetëm një pikë skuadrës së Jang Bojs.

Goli i Edon Zhegrovës në takimin e sotëm ndaj Jang Bojs

Goli i Edon Zhegrovës në takimin e sotëm ndaj Jang BojsYlli kosovar realizoi golin e fundit për Bazelin, skuadër kjo që shënoi fitore 3:0, duke iu afruar në këtë mënyrë në vetëm një pikë skuadrës kampione në fuqi të Jang Bojs…

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 1 декември 2019 г.

 

Leave a Reply