Njoftime të rëndësishme nga MPB për ata që do ndjekin ndeshjen, Shkëndija-Milan

Ndeshja e kthimit e fazës “play-off” të Liga Evropa midis Shkëndijës dhe Milanit ka zgjuar interes të madh në opinion, duke bërë që këtë javë të jetë ngjarja kryesore në Maqedoni. Për këtë arsye janë duke u bërë përpjekje maksimale për mbarëvajtje të organizimit të ndeshjes. KF Shkëndija dhe Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë, bashkë me kompaninë private për sigurim, përfaqësues të UEFA-së dhe Komesari për Siguri i FFM-së, kanë mbajtur mbledhje për çështje organizative dhe sigurie nga e cila kanë dalur me porosi për gjithë tifozët që planifikojnë të jenë të pranishëm në këtë ndeshje.

Kërkesat e policisë janë si në vijim:

Apelohet deri te të gjithë personat që do të udhëtojnë në Shkup, që sa më herët të hyjnë në stadium dhe mos të qëndrojnë para hymjeve. Njëkohësisht njoftohen gjithë ata persona që do të udhëtojnë me mjete private, t’i parkojnë veturat në vendet e duhura, pasi në të kundërtën do të ketë gjoba. Vendparkimet që mund t’i shfrytëzojnë janë: Parkingu i kopshtit zoologjik, Ballkanika, parkingu i hotelit “Aleksandar Palace”, parking i palestrës sportive “Boris Trajkovski” dhe parkingu para Ambasadës së Amerikës.

Përballja Shkëndija-Milani luhet të enjten në “Telekom Arena” të Shkupit me fillim në orën 20:45 minuta, ndërsa dyert e tribunave për tifozët do të jenë të hapura 3 orë para fillimit të ndeshjes. Të njëjtat do të mbyllen 45 minuta para fillimit të ndeshjes.

Leave a Reply