
Goleadori i Mançester Junajtedit gjatë sezonit të kaluar, Zlatan Ibrahimoviç, edhe zyrtarisht ka nënshkruar kontratë një vjeçare me “djajtë e kuq”.
Suedezi me origjinë boshnjake, kontrata e të cilit me Junajtedin skadoi gjatë muajit qershor, dhe e njëjta nuk u vazhdua asaj kohe për shkak lëndimit të tij të rëndë, në sezonin e ri do të veshë fanellën me №10.
Ibrahimoviç pësoi një dëmtim të rëndë në gjurin e tij të djathtë gjatë muajit prill, ndërsa parashikimet e para ishin se ai nuk do të mund të luaj deri në fund të këtij viti.
Megjithatë Ibra habiti të gjithë me tempon e rikuperimit të tij, ashtu që mediat angleze sot gjatë ditës dolën me informacion se qëllimi i Ibrahimoviç është që të luaj në ndeshjen e 28 tetorit kundër Totenhamit.
Gjatë sezonit të kaluar Ibrahimoviç realizoi 28 gola në gjithsej 46 ndeshje për 20 herë kampionët e Anglisë.