Jovetiç te Monako zgjedh №10, Mbape i sigurtë te PSZH-ja

Kilian Mbape është më se e sigurtë se do të largohet nga Monako, edhe pse një gjë të tillë ende e mbajnë të fshehur nga skuadra kampione e Francës. Mëngjesin e sotëm përforcimi më i ri i skuadrës nga “Lui II”, Stevan Jovetiç u fotografua me fanellën e Monakos, ku nga disa foto amatore shihet se malazezi te skuadra e tij e re do të mbajë veshur fanellën me №10, që deri më tash ishte në pronësi të Mbape.

Reprezentuesi i  Malit të Zi te Monako vjen nga rradhët e Interit, për një shumë prej 11 milion euro.

Pritet që deri në fund të ditës Paris Sen Zhermeni dhe Monako të informojnë për marrëveshjen e arritur për transferimin e Mbape, që kap shifrën prej 180 milion euro.

Thuhet se Mbape madje ka kaluar edhe kontrollet mjekësore te PSZH-ja, ndërsa për momentin ai është grumbulluar me kombëtaren franceze në prag të ndeshjeve që i presin “gjelat” gjatë muajit shtator.

Leave a Reply