Valon Ahmedi: Më mirë një ndeshje me Shqipërinë sesa titullar me Maqedoninë

Një ndër emrat surprizë tek Kombëtarja shqiptare pa dyshim se është futbollisti kërçovarë, Valon Ahmedi. Ai sot foli para gazetarëve shqiptarë, duke ju bërë me dije atyre se se e ka bërë zgjedhjen me zemër dhe se për të është më mirë të luaj vetëm një ndeshje me Shqipërinë sesa titullar me Maqedoninë.

“Të them të drejtën kam pasur shumë shokë dhe shumë njerëz që më kanë thënë të shkoja te Maqedonia se është niveli më i ulët. Thonin ‘e ke të sigurt që do të luash’. Por unë e kam thënë që do të ndjehesha më krenar nëse do të luaja vetëm një ndeshje me kombëtaren “kuqezi” se sa çdo ndeshje te Maqedonia. E kam bërë zgjedhjen me zemër dhe jam shumë i lumtur që jam këtu”, – deklaroi Ahmedi gjatë konferencës për shtyp, në të cilën doli bashkë edhe me një debutues tjetër, Memollaj.

Ahmedi pritet që të debutojë në ndeshjen e 02 shtatorit kundër Lihtenshtejnit, teksa ëndërra e tij është që të luaj edhe ndaj Maqedonisë, në ndeshjen e 05 shtatorit që do të zhvillohet në Strumicë.

Leave a Reply