Mek Gregor pezullohet për dy muaj

Kampioni i botës në artet marciale mikse, Konor Mek Gregor është pezulluar me dy muaj nga të gjitha aktivitetet sportive nga Komisioni i Sportit në shtetin e Nevadës, me këta të fundit që vet e kanë bërë verefikimin e zakonshëm mjekësor pas çdo evendi, duke vendosur që irlandezi të mos zhvillojë stërvitje apo ndeshje zyrtare për 60 ditë.

Deri më 29 tetor, Mek Gregor nuk do t’i lejohet të zhvillojë stërvitje, duke shtyrë kështu edhe rikthimin e tij si aktiv edhe pse nuk dihet ende se ku do të vijojë karriera e sportistit irlandez, në MMA apo boks.

Sfida e 26 gushtit ndaj Floyd Mayëeather ishte e para në boks për irlandezin, ikonë e UFC-së, por McGregor e nisi me humbje këtë aventurë jashtë kafazit. Irlandezi duhet të mbrojë në kafaz titullin në peshën “lightëeight”, por nuk dihet nëse do të duelojë më këtë vit apo jo.

Leave a Reply