Vardari transferon “xhelatin” e Shkëndijës, Maksimov

Skuadra kampione e Vardarit është shumë pranë transferimit të sulmuesit rus, Maksim Maksimov, një emër ky i njohur për skuadrën e Shkëndijës.

Bëhet fjalë për sulmuesin e skuadrës lituaneze të Trakai, i cili me dy golat e tij i shkaktoi disfatën e parë skuadrës tetovare në ndeshjet eliminatore të Liga Evropa.

Sulmuesi 21-vjeçar ishte ndër më të mirët te skuadra e Trakait në ndeshjet eliminatore të Liga Evropa, duke shënuar plotë 7 gola në 6 ndeshje. Ai bashkë me sulmuesin e Crvena Zvezdës udhëhoqi listën e golashënuesve në kuadër të ndeshjeve eliminatore, ndërsa një gjë e tillë nuk ka mbetur pa u vërejtur  nga drejtuesit e Vardarit, të cilët me Maksimovin në sulm, kërkojnë ti hakmerren Shkëndijës për disfatën në ndeshjen e parë të sezonit të ri.

Leave a Reply