E bujshme, FC Shkupi transferon një ish futbollist të Interit

FC Shkupi godet fuqishëm në merkato. Skuadra nga Çairi që në tre xhirot e para në elitën e futbollit vendor arkëtoi vetëm një pikë, me çdo kusht po kërkon transferimin e futbollistëve të rinj, me të cilët do të konkurronte denjësisht me skuadrat tjera për gjatë sezonit 2017/2018, ku i presin edhe plotë 33 xhiro të tjera. Një ndër emrat që është shumë afër marrëveshjes me FC Shkupin, është edhe malazezi, Ivan Fatiq, një ish futbollist i Interit, i cili së fundmi ishte pjesë e skuadrës boshnjake të Sloboda Tuzla.

Bëhet fjalë për një qendër mbrojtës, i cili gjatë karrierës së tij ka luajtur në shumë skuadra, ndërsa pjesën më të madhe të karrierës e kishte kaluar në Itali, duke luajtur me skuadrat si Leçe, Xhenova, Empoli, Çezena, Salernitana, Kievo dhe Verona.

Burime të afërta me “infOSport.mk” bëjnë me dije se palët kanë arritur akordin, ndërsa futbollisti me prejardhje nga Mali i Zi do të nënshkruajë kontratë njëvjeçare me skuadrën nga Çairi.

 

Leave a Reply