ZYRTARE, Pajtim Kasami i bashkohet Sionit

Futbollisti strugan Pajtim Kasami karrierën e tij do ta vazhdojë në Zvicër, te skuadra e Sionit. Kasami te kjo skuadër do të ju bashkohet dyshes shqiptare, Burim Kukeli – Emir Lenjani, të cilët në fillim të kësaj merkatoje përforcuan rradhët e kësaj skuadre, që udhëhiqet nga ish ndihmësi i Xhani De Biasit te Kombëtarja shqiptare, Paolo Tramexani.

Strugani Kasami së fundmi ishte pjesë e skuadrës së Olimpijakosit, ndërsa me Sionin ka firmosur kontratë deri në vitin 2020.

Ai nuk bënte pjesë në planet e trajnerit shqiptarë Besnik Hasi te Olimpiakosi, me ç’rast vendosi të rikthehet në Zvicër,  aty nga ku ishte larguar në vitin 2013-të.

Leave a Reply