Flamuri i Shqipërisë së Madhe shfaqet në Zagreb, serbët ndihen të provokuar

Flamuri i Shqipërisë së madhe shqetëson sërish serbët. Kosova do të luante mbrëmë ndeshjen me Kroacinë në “Maksimir”, por reshjet e shiut bënë që ndeshja të ndërpritej dhe të shtyhej për ditën e sotme.

Në stadiumin e njohur kroat ka pasur edhe shqiptarë, të cilët madje kanë valvitur edhe flamurin e Shqipërisë së madhe, që u bë i famshëm nga Ismail Morina, në ndeshjen e eliminatoreve të fundit për Evropianin në Francë, kur i njëjti ishte shfaqur në stadiumin “Humsk” të Partizanit në Beograd.

Portali serb “telegraf.rs” ka marrë një foto nga mediat kroate duke cituar se në rrugët e Zagrebit edhe pse ka pasur shi të rrëmbyeshëm, një shqiptar është parë me flamurin e “Shqipërisë së Madhe”.

Leave a Reply