Argjentina e Messit dështon sërish, Botërori “Rusi 2018” vihet në rrezik (VIDEO)

Argjentina e shumë yjeve të futbollit Botëror rrezikon të mos luaj në Botërorin “Rusi 2018”. Skuadra e udhëhequr nga trajneri Sampaoli, morri një tjetër barazim 1:1 në shtëpi ndaj Venezuelës, duke komplikuar gjithçka edhe për vendin e 5-të në “Play Off”.

Leo Mesi sërish u duk i vetmuar në këtë skuadër ku bënin pjesë edhe emra të mëdhenj si Di Maria, Dybala apo Ikardi, me këta dy të fundit që sërish zhgënjyen dhe duket qartë se nuk mund të bëjnë dot liderin në kombëtare.

Miqtë kaluan të parët në avantazh me Murillon në minutën e 51-të, por do të barazonin po vetë me autogol 3 minuta më pas me anë të Feltscher që shënoi në rrjetën e gabuar.

Argjentina më pas dominoi ndeshjen, duke kërkuar edhe golin e fitores, por që në fund ishte një dominim ky pa vlera, pasi “gauçosët” tashmë mbeten jashtë 4-shes së sigurtë, ashtu që duhet luftuar deri në fund për të siguruar vizën për në Botërorin e vitit 2018-të.

Fati i madh i Argjentinës është që Kolumbia barazoi 1:1 me Brazilin dhe mbi të gjitha Kili u mund bujshëm 1:0 në Bolivi. Fituesi i madh ishte Uruguai, që mundi Paraguain 2:1, duke kaluar në pozitën e dytë, teksa vlen të theksohet se Peru pas fitores ndaj Ekuadorit në transfertë arriti që të parakalojë Argjentinën në tabelë.

Leave a Reply